Nëntori i festave, prezantohet fondi i armëve të Muzeut Historik të Shkodrës
2023-11-26 14:10:31

 Armet e muzeut historik ne Shkoder (Foto Atsh)

Armet e muzeut historik ne Shkoder (Foto Atsh)

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër prezantoi për herë të parë fondin e paekspozuar të një grupi armësh, të cilat janë pjesë e arkivit të Muzeut Historik të Shkodrës, me rastin e festave të nëntorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, cituar nga “ATSH”, DRTK-ja Shkodër e konsideron këtë periudhë një moment të rëndësishëm për të rizbuluar pasurinë e Shkodrës përmes fuqisë së këtyre objekteve me ndikim në kontekstin historik për shoqërinë shqiptare.

Nisma ka ardhur në kuadër të një bashkëpunim të mirë me Bashkinë Shkodër, i cili ka bërë të mundur që një pjesë e armatimeve nga ky fond të restaurohen me mbështetjen e specialistëve të DRTK-së Shkodër.

“Kjo është një përpjekje e përbashkët për të rivendosur vlerën, elegancën dhe fuqinë që mbartin këto objekte të rralla që mbajnë gjallë trashëgiminë e shekujve të kaluar”,- shprehet DRTK Shkodër. (Irma)