Ministri Peleshi: Qendra e re e Sigurisë Kibernetike do të kontribuojë në gjithë ekosistemin kombëtar
2023-11-26 12:19:55

Ministri Peleshi (Foto ATSh)

Ministri Peleshi (Foto ATSh)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, vizitoi qendrën e re të Sigurisë Kibernetike, nga ku deklaroi se ajo do të kontribuojë në gjithë ekosistemin kombëtar.

“Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, një qendër moderne, e ngritur falë mbështetjes së partnerit tonë strategjik, SHBA-së, mbledh profesionistë që kontribuojnë në mbrojtjen kibernetike të FA-së dhe të të gjithë ekosistemit kombëtar”,- shkroi ministri Peleshi në një postim në rrjetet sociale, citon “ATSH”.

Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të jetë e hapur për të gjithë ata të interesuar në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së hapësirës për të shprehur kreativitetin dhe për të zbuluar potencialin e tyre.

Ministri Peleshi garantoi edhe mbështetje maksimale nga Ministria e Mbrojtjes në çdo përpjekje për të zhvilluar projekte të ndryshme, duke përfshirë sfida teknike dhe krijimin e inovacioneve të reja.

Siguria kibernetike është tashmë fushë me prioritet kombëtar, ndërsa po rriten kapacitetet për mbrojtjen kibernetike. (Irma)