Kryeministri Rama: Shtëpia e Arbëreshëve në Krujë, hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash
2023-11-25 15:02:00

Shtepia arbereshe (Foto Facebook Edi Rama)

Shtepia arbereshe (Foto Facebook Edi Rama)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Krujë do të hapet muzeu “Shtëpia e Arbëreshëve”, i cili sipas tij do të jetë dhe një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.

Ndërsa postoi në rrjetet sociale imazhe nga “Shtëpia e Arbëreshëve”, përcjellë nga “RTSH”, kryeministri Rama theksoi se pas shekujsh mërgimi, arbëreshët kthehen në shtëpi.

“Jo thjesht një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash. Shtëpia e Arbëreshëve do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës”, shkroi kryeministri Rama. (Irma)