Ekspertët: Gjuha e administratës, mjet për edukimin e kombit
2023-11-25 15:15:12

Foto RTSh

Foto RTSh

Në kuadër të javës së drejtshkrimit, në Korçë u zhvillua një “workshop”, ku u evidentua se dokumentet zyrtare kanë një sërë problemesh në shkrimin e tyre, duke nisur nga përdorimi i fjalëve të huaja por edhe mosrespektimi i rregullave të drejtshkrimit.

Ekspertët e gjuhës ngritën shqetësimin e nivelit të ulët të përvetësimit të gjuhës shqipe në shkolla e universitete, çka reflektohet më pas edhe në dokumentet zyrtare nga punonjësit e administratës, shkruan “RTSH”.

Prof. as. Dr. Elona Çeçe deklaroi se gjuha e administratës shikohet edhe si një mjet për edukimin e kombit, prandaj duhet të funksionojë në standardin e duhur.

Ky është viti i dytë që Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë pranë Universitetit “Fan Noli” në Korçë organizon javën e drejtshkrimit.

Një vit më parë u zhvillua një takim me gazetarë për probleme të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa këtë vit iu kushtua rëndësi pikërisht gjuhës në dokumentet zyrtare. (Irma)