Statistikat: Familjet shqiptare shpenzime rekord vetëm për ushqyerje
2023-11-25 15:18:51

Shpenzimet e familjeve shqiptare (Foto Panorama)

Shpenzimet e familjeve shqiptare (Foto Panorama)

Një familje shqiptare në vitin 2022 shpenzoi 39.7% nga buxheti total vetëm për ushqyerje, bëhet e ditur nga të dhënat e INSTAT-it.

Ndërsa të dhënat e nga Eurostati tregojnë se, ndonëse në ulje në krahasim me vitin e mëparshëm (41.3%), buxheti që shpenzojnë familjet shqiptare për t’u ushqyer është më i larti në Europë, shkruan “Panorama”.

Ky është një tregues indirekt i varfërisë, teksa shpenzimet për ushqime janë një nevojë ekzistenciale e domosdoshme.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit tw buxhetit familjar, ose tre herë më pak sesa në Shqipëri.

Edhe në vendet e rajonit ky tregues është më i ulët, ku nivelin më të ulët e ka Serbia (24.1%), Mali i Zi (27.2%), Maqedonia e Veriut (30.6% për vitin 2019), Bosnjë-Hercegovina (32.2%).

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. P.sh., për argëtim dhe kulturë, një familje europiane shpenzon 8.4% të buxhetit, ndërsa një familje shqiptare vetëm 2.7%.

Për restorante ,Europa shpenzon 8.5%, ndërsa Shqipëria 7.3%.

Më i lartë është buxheti për komunikim, me 3.9% në Shqipëri kundrejt 2.3% mesatarja eurpiane për shkak të çmimeve më të shtrenjta.

Europa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare. (Irma)