Tensionet në Kuvend, Rama: Nuk negocionojmë me non gratat dhe zëdhënësit e tyre
2023-11-25 16:36:50

Në Tiranë, kryeministri Ed Rama, deklaroi se situatat e dhunshme në Kuvend po krijohen nga persona non grata dhe zëdhënësit e tyre, pa u bazuar në një argument bindës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Zoti Rama tha se komisionet hetimore, që këmbëngulin opozitarët, mund të ndërtohen sipas një ligji të ri, të cilin e ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.

Një grup deputetësh opozitarë po protestojnë me tymuese prej disa javësh në Kuvend, duke penguar punën normale në komisione dhe seancat plenare, me kërkesën që të ngrihen disa komisione hetimore mbi korrupsionin qeveritar.

Prej disa seancash Kuvendi është gjendur nën tymueset e disa opozitarëve dhe përmbysjet e karrigeve, me mikrofonat e fikur prej tyre kolegëve socialistë, dhe bllokimin e komisioneve e përhershme parlamentare.

Këta opozitarë kanë kërkuar komisione hetimore për korrupsionin qeveritar, duke e cilësuar si një e drejtë kushtetuese, ndërsa shumica socialiste ka vazhduar punën online ose ka miratuar ligjet pa i diskutuar ato.

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë shtypi, se nuk mund të negociojë me person një non grata, person që është subjekt i listës së zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, si dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri.

Ai theksoi se nuk ka asgjë për të negociuar nga ana tjetër, sepse mënyra se si ngrihen komisionet hetimore është e përcaktuar në ligj dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se është koha të rishikohet ligji për komisionet hetimore, duke marrë parasysh përvojën e këtyre viteve si dhe dështimet e panumërta të këtyre komisioneve hetimore