Ministrja Denaj: Eksportet bujqësore shënuan rritje me 12.5% në periudhën janar-tetor
2023-11-23 10:55:45

Perime për eksport (Foto ATSH)

Perime për eksport (Foto ATSH)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje me 12.5% gjatë 10-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas ministres Denaj, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend, citon “ATSH”.

“Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit 2023, me një vlerë prej rreth 46.3 miliardë lekë eksporte, nga 41.1 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë”,- deklaroi Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se ecuria e qëndrueshme e sektorit jep shpresë për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare për 1 miliard dollarë eksporte të prodhimeve bujqësore brenda kësaj dekade. (Elona)