Mjekët e familjes, rreth 5 milionë vizita online në janar-shtator
2023-11-23 10:57:55

Vizita online (Foto ATSH)

Vizita online (Foto ATSH)

Në periudhën janar-shtator, afro 5 milionë vizita dhe konsulta online u kryen nga mjekët e familjes në qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, shkruan “ATSH”.

Të dhënat u bënë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po gjatë kësaj periudhe, afro 660 mijë vizita janë kryer nga mjekët specialistë të qendrave shëndetësore të specialiteteve.

Sipas FSDKSH-së, mjeku i familjes është hallka e parë në sistemin e referimit, që si njohësi më i mirë i shëndetit, ndihmon qytetarët të marrin shërbimin që iu duhet.

“Punojmë çdo ditë për një shërbim shëndetësor sipas standardeve bashkëkohore drejt mbulimit shëndetësor universal”,- bëri të ditur FSDKSH-ja.

Që prej 2020-s, me fillimin e pandemisë Covid-19, çdo pacient mund të komunikojë online me mjekun e familjes. (Elona)