MFE: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, 47.9 miliardë lekë
2023-11-23 15:25:43

Biznes  (Foto ATSH)

Biznes  (Foto ATSH)

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin gjatë periudhës janar-tetor u realizuan në masën 47.9 miliardë lekë. Sipas ministrisë, të ardhurat nga ky zë rezultuan 11.1 miliardë lekë ose 30.5% më shumë se 10-mujori 2022, citon “ATSH”.

Sipas raportit të publikuar së fundmi mbi treguesit fiskalë, të ardhurat nga tatimi mbi fitimi rezultuan edhe 6.6 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se plani i 10-mujorit të vitit 2023 për tatimin mbi fitimin.

Rritja e nivelit të të ardhurave të mbledhura nga ky zë lidhet me një fitim më të lartë të bizneseve, por edhe me miradministrimin tatimor.

Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritjen më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin programohen të jenë 3 miliardë lekë. (Elona)