Mot i ftohtë do të prekë pjesë të ndryshme të Kinës
2023-11-21 15:07:54

CFP

CFP

Ajri i ftohtë do të përfshijë Kinën nga perëndimi në lindje gjatë katër ditëve të ardhshme, njofton “Xinhua”.

Temperaturat do të jenë në rënie dhe erëra të forta do të ketë në pjesë të ndryshme të Kinës, njoftoi Autoriteti Meteorologjik i vendit.

Nga e marta deri të premten, temperaturat pritet të bien me 6 deri në 10 gradë celsius në disa rajone, bëri të ditur Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme, Liaoning, Jilin dhe Heilongjiang pritet të ketë reshje dëbore që parashikohet të arrijnë 20 deri në 25 mm.

Qendra gjithashtu parashikoi erëra të forta në pjesë të Mongolisë së Brendshme, Xinjiang, Qinghai, Gansu, ngushticën e Tajvanit, Kanalin Bashi dhe Detin e Kinës Jugore të hënën dhe të martën, me një alarm blu për erëra të forta.

CFP

CFP

Anijet që lundrojnë në zonat e prekura nga erërat e forta duhet t'i kushtojnë vëmendje sigurisë së lundrimit dhe autoritetet përkatëse të transportit këshillohen të marrin masat e nevojshme për të siguruar operacione të sigurta të transportit, komunikoi qendra.

Kina ka një sistem paralajmërimi moti me katër nivele, të koduar me ngjyra për erërat e forta, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)