Sllovakia zgjat kontrollet kufitare me Hungarinë
2023-11-21 17:45:01

Kryeministri sllovak (Foto Atsh)

Kryeministri sllovak (Foto Atsh)

Sllovakia do të zgjasë kontrollet në kufirin jugor me Hungarinë deri më 23 dhjetor, në mënyrë që të frenojë një rritje të emigracionit të parregullt.

“Kabineti i kryeministrit Robert Fico ra dakord të zgjasë kontrollet në kufirin jugor me Hungarinë”, njoftoi agjencia e lajmeve “Tasr”, citon “ATSH”.

Qeveria shprehu shqetësimin se lufta në Gaza mund të çojë në shtimin e emigracionit.

Veprimi i ashpër kundër emigracionit të parregullt ishte një nga premtimet e Ficos gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Udhëheqësi i majtë mori detyrën për herë të katërt muajin e kaluar.

Dy vendet anëtare të BE-së i përkasin zonës Shengen që nga fundi i vitit 2007, në të cilën qytetarët normalisht mund të lëvizin pa kontrolle. Por, duke filluar nga fillimi i tetorit, Sllovakia, së bashku me vendet e tjera në Evropën Qendrore, vendosi kontrolle mes një rritjeje të emigrantëve që udhëtonin drejt perëndimit në rrugën ballkanike. (Irma)