Rritet interesi në Korçë për vaksinat kundër gripit sezonal
2023-11-21 16:23:35

Vaksinat (Foto Rtsh)

Vaksinat (Foto Rtsh)

Shtimi i virozave gripale të stinës ka rritur numrin e të prekurve në Shqipëri.

Kryesisht më të prekur prej tyre janë të moshuarit, të sëmurët kronikë si edhe moshat pediatrike.

Kjo situatë ka sjellë dhe rritjen e interesit për aplikimin e vaksinës së gripit. Interes i shtuar duket dhe në Korçë. Mjekët thonë se vaksinimi është kryer në një përqindje më të lartë nga sa ishte parashikuar, njofton “RTSH”.

Krahas vaksinës së gripit, aplikohet edhe ajo ndaj Covid-19.

Autoritetet shëndetësore thonë se vaksina e Covid-it do të bëhet e përvitshme ose sezonale.  

Gjatë kësaj periudhe ka pasur raste të shtuara të infektimit me Covid-19 të konstatuara pas kryerjes së testit të shpejtë.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. (Fatosi)