Nisma “Qyteti si pëlhurë” në Shkodër
2023-11-20 17:19:14

Shkodra aktiviteti (Foto ATSH)

Shkodra aktiviteti (Foto ATSH)

“Qyteti si pëlhurë” është nisma për të rijetësuar godinat e vjetra të Shkodrës, njofton ATSH. Artistët e muraleve në Shkodër e shumë nxënës nga shkollat 9-vjeçare kanë punuar së bashku për realizimin e kësaj nisme, mundësuar nga bashkia Shkodër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet për rijetësimin e kësaj godine. Një objekt i vjetër pranë Urës së Bunës, një atraksion i njohur turistik, është objekti i parë që po gjallërohet plot ngjyra me motive tradicionale. Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh në qytet si rikonstruksioni i rrugëve, vendosja e ndriçimit LED, vendosja e konteinerëve për mbeturinat, etj.

Shkodra tërheq një numër të lartë turistësh gjatë gjithë stinëve të vitit, për të shijuar plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore.(Fatosi)