Buxheti 2024, Subvencionim me 70% i paneleve diellore për mbi 2 mijë familje
2023-11-20 15:32:44

Panelet diellore (Foto ATSH)

Panelet diellore (Foto ATSH)

Gjatë vitit 2024, qeveria shqiptare parashikon të subvencionojë në masën 70 për qind mbi 2 mijë panele të reja për ngrohjen e ujit, njofton ATSH.  Zv/kryeministrja Belinda Ballluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë  theksoi se “efiçenca energjetike është po aq e rëndësishme sa dhe diversifikimi i burimeve gjeneruese në strategjinë tonë kombëtare për energjjnë”. Ulja e konsumit të energjisë elektrike është objektiv dhe për këtë qëllim qeveria ka nisur prej kohësh implementimi i strategjisë së diversifikimit të burimeve energjetike. Aktualisht mbi 120 MWH energji janë të instaluara për vetëkonsum nga biznese dhe abonentë familjarë.(Fatosi)