“Bota ime” në Junior Eurovision 2023
2023-11-20 15:51:56

Eurovision Shqipëria (Foto RTSH)

Eurovision Shqipëria (Foto RTSH)

Viola Gjyzeli, një ndër zërat më premtues  të muzikës shqiptare me këngën “Bota ime” do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Fëmijëve, që do të mbahet me 26 nëntor në Nisë të Francës, njofton RTSH. Kënga  është një kompozim i Eriona Rushitit dhe Enis Mullajit. Publikut do t‘i jepet mundësia të votojë për 3 këngët e tij të preferuara online nga data 24 nëntor.

Të interesuarit do të votojnë në jesc.tv ku do të mund të gjejnë edhe një përmbledhje të interpretimeve. Delegacioni i RTSH gjendet në Francë për të zhvilluar provat në kuadër të përgatitjes për natën finale.(Fatosi)