Divjakë-Karavasta, flamingot destinacion i bukur për fundjavën
2023-11-20 17:43:16

flamingo(Foto ATSH)

flamingo(Foto ATSH)

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” është destinacioni i përkryer për të kaluar fundjavën e për për të shijuar bukuritë që ofrojnë flamingot dhe shpendët e shumëllojshëm. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau pamje nga flamengot, zogjtë  me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme që kanë “pushtuar” momentalisht parkun Divjakë-Karavasta.

Prania e këtyre zogjve shume të veçantë po tërheqin  vizitorë të shumtë.  Vitet e fundit ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra.  Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2 – 3,6 kg.(Fatosi)