6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Ministeriali i Shkupit prezanton planin e ri të rritjes
2023-11-20 18:08:11

Ministeriali i Shkupit (Foto Rtsh)

Ministeriali i Shkupit (Foto Rtsh)

Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë Euro grante dhe kredi dhe synon të sjellë përfitime për vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit në BE, u prezantua në fundjavë në ministerialin e Shkupit, njofton RTSH.

Plani synon nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. BE ka përdorur  më shumë se 16 miliardë euro të Programit të BE për Ballkanin Perëndimor, nga 30 miliardë euro të planifikuara.  Plani i ri i rritjes nga BE, është një stimul që hap dyert, por kërkon edhe hapjen e mëtejshme të kufijve brenda BP, duke kryer reformat dhe marrë investime.

Ballkani Perëndimor mbetet ende pas pjesës tjetër të Evropës. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të ardhurat mesatare për frymë janë vetëm 7,650 dollarë, vetëm 14 për qind e mesatares së BE-së, 54,100 dollarë.(Fatosi)