Instituti “Konfuci” ndan certifikata për studentët e gjuhës kineze
2023-11-18 17:16:39

Studente te vleresuar me certifikata nga Instituti Konfuci (Foto CMG)

Studente te vleresuar me certifikata nga Instituti Konfuci (Foto CMG)

Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës organizoi të premten aktivitetin për ndarjen e certifikatave të vlerësimit për studentët më të mirë të gjuhës kineze. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës Kineze në Tiranë, Wang Dexin. Në këtë aktivitet u vlerësuan 41 studentë të niveleve të ndryshme të mësimit të gjuhës kineze, ku studentja Xhulia Prishka mori çmimin special si studentja më e mirë.  Studentët që u vlerësuan me certifikata ishin të përzgjedhur nga pedagogët e tyre shqiptarë dhe kinezë. Çmimet për studentët më të mirë të gjuhës kineze janë dhënë disa herë, por këtë vit përkojnë me 10-vjetorin e themelimit të Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës. (Gazmend Agaj)

I dërguari me punë i Ambasadës Kineze në Tiranë Wang Dexin me studente te gjuhes kineze (Foto CMG)

I dërguari me punë i Ambasadës Kineze në Tiranë Wang Dexin me studente te gjuhes kineze (Foto CMG)

I dërguari me punë i Ambasadës Kineze në Tiranë Wang Dexin (Foto CMG)

I dërguari me punë i Ambasadës Kineze në Tiranë Wang Dexin (Foto CMG)

Ceremonia e ndarjes se certifikatave te vleresimit (Foto CMG)

Ceremonia e ndarjes se certifikatave te vleresimit (Foto CMG)