Ballkani drejt tregut të përbashkët të energjisë
2023-11-18 16:41:01

Bursa e energjise (Foto Rtsh)

Bursa e energjise (Foto Rtsh)

Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan në Athinë një memorandum mirëkuptimi për bashkimin e tregjeve të tyre të energjisë elektrike, si pjesë e një procesi që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit.

Ekspertët thonë se bashkimi në një treg të vetëm të energjisë elektrike do të sjellë një epokë të re të bashkëpunimit energjetik, shkruan “RTSH”.

Sipas tyre, efektet pritet të ndihen në përmirësimin e sigurisë energjetike, integrimin e burimeve të reja të energjisë dhe sigurimit të çmimeve më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët.

Prej këtij memorandumi doli në pah dhe procesi në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit po punojnë tërësisht dhe pa rezerva për të arritur të jenë pjesë e një tregu të vetëm europian të energjisë elektrike, me qëllim përfundimtar realizimin e tij si një mjet i fuqishëm për përmirësimin e likuiditetit të tregut, sigurimin e stabilitetit të rrjetit, integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, rritjen e transparencës dhe konkurrencës.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se bursa e energjisë së vendeve të Ballkanit është pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi. (Elona)