Shqipëria e para – progresi më i lartë gjatë 12 muajve në krahasim me rajonin
2023-11-18 16:44:21

Integrimi (Foto RTSH)

Integrimi (Foto RTSH)

Sipas krahasimit të dalë nga vlerësimet e raportit të progresit për situatën e përgjithshme në fushat e mbuluara nga kapitujt, sipas temave, Shqipëria ka grumbulluar 36 kredite, bën të ditur “RTSH”.

Numri më i lartë i dhënë për shkallën e ecurisë gjatë një viti në raport me përgatitjet për në BE ndiqet në rajon nga Serbia, më pas nga Maqedonia e Veriut,  Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.

Masa e ecurisë u është bashkuar vlerësimeve të tjera mbi të cilat Komisioni Europian ka propozuar hapjen e kapitujve të grupimit të parë, për të cilin Këshilli Europian do të duhet të shprehet në dhjetor.

Ndër treguesit më ndikues, por sidomos ndjeshëm shkëputur nga nivelet e rajonit, konsiderohet funksionimi i gjyqësorit me 5 kredite nga 6 të mundshme për ecurinë gjatë këtij viti.

Për nga përgatitja që ka vendi për çeljen e bisedimeve, nota më e lartë është po ashtu 5, nga 6 këtë radhë për ekzistencën e funksionimit të ekonomisë së tregut. (Elona)