Rama: Shkollat profesionale, investim për tregun e punës
2023-11-17 11:30:30

Rama ne Peshkopi (Foto RTSH)

Rama ne Peshkopi (Foto RTSH)

Shkollat profesionale po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e të rinjve, të cilët çdo vit zgjedhin t’i frekuentojnë ato si rrugën e sigurt drejt integrimit në tregun e punës. Për këtë arsye, investimet në infrastrukturë për institucionet e arsimit dhe formimit profesional janë shtuar, duke krijuar kushte optimale për mësimdhënie e duke rritur interesin e nxënësve.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar shkollën e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër, për të cilën shprehet se ofron kushte dinjitoze për 300 nxënës të profileve të ndryshme, bën të ditur “ATSH”.

Rama deklaroi se shkollat profesionale mbeten prioritet i investimeve në arsim dhe siguroi për mbështetjen e qeverisë në nxitjen e të rinjve përmes këshillimit të karrierës.

Shkolla “Nazmi Rushiti” ka bashkëpunim të suksesshëm me komunitetin e biznesit në rajon, ku realizohen praktikat profesionale si për nxënësit edhe për mësuesit. Një pjesë e nxënësve të saj punësohen jo vetëm pas përfundimit të shkollës, por edhe gjatë viteve të shkollimit. (Elona)