Komisioni i Ekonomisë miraton në parim projektbuxhetin 2024
2023-11-17 11:19:52

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2024. Buxheti projekton rritje të financimit në të gjithë sektorët kryesorë, siç janë arsimi, mbrojtja, drejtësia ku buxheti është dyfishuar, ndërsa për mbrojtjen, për herë të parë buxheti është rritur në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke përmbushur kështu një detyrim si vend anëtar i NATO-s. Sa i përket arsimit, buxheti 2024 ka një rritje të ndjeshme të pagave dhe rritje ndaj totalit të shpenzimeve për arsimin vendor që arrin në 78.8 miliardë lekë, shkruan “ATSH”.

Sa i përket buxhetit vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisjeje për vitin 2024 janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023.(Elona)