Xi Jinping: Kina dhe ShBA-ja duhet të promovojnë së bashku shkëmbimet ndërnjerëzore
2023-11-16 12:15:29

Të mërkurën sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Joe Biden zhvilluan një takim në rezidencën Filoli në San-Francisko.

Kina dhe ShBA-ja kanë shumë interesa të përbashkët në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë qoftë ato tradicionale, si ekonomia, tregtia e bujqësia, ashtu edhe ato të reja, si ndryshimi klimatik dhe inteligjenca artificiale (AI). Është e rëndësishme të përdoren plotësisht mekanizmat e rivendosur dhe të rinj në politikën e jashtme, ekonomi, financë, tregti, bujqësi e fusha të tjera, si edhe të zhvillohet bashkëpunim lidhur me luftën kundër narkotikëve, çështjet gjyqësore e të zbatimit të ligjit, inteligjencën artificiale dhe shkencën e teknologjinë.

Kina dhe ShBA-ja duhet të promovojnë së bashku shkëmbimet ndërnjerëzore, theksoi presidenti Xi. Sipas tij, të dyja palët duhet të shtojnë fluturimet e drejtpërdrejta, të çojnë përpara bashkëpunimin turistik, të zgjerojnë shkëmbimet në nivel pushteti vendor, të forcojnë bashkëpunimin arsimor dhe të inkurajojnë e mbështesin ndërveprimin e rëndësishëm dhe komunikimin midis popujve.