"Parada e shqiptarëve" më 28 nëntor
2023-11-14 10:52:21

Foto nga RTSH

Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”, njofton ATSH.

Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots” ( “Rrënjët shqiptare”) , bëri të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai i ftoi të gjithë të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Parada organizohet me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

" E ku ka më bukur se sa Ditën e Flamurit ta festojmë të gjithë bashkë, këtu, në Tiranë" shkruan zoti Veliaj.

“Tirana do të mirëpresë krahëhapur, me këngë e valle, çdo shqiptar që ka dëshirë të na bashkohet në festën tonë të madhe", shton ai.