Përshëndetje, San-Francisko!
2023-11-14 21:49:21

San-Francisko ndodhet në bregun perëndimor të Kalifornisë në ShBA, dhe është qyteti i katërt më i madh në Kaliforni për sa i përket popullsisë. I rrethuar nga deti nga tre anë, San-Francisko ka një mjedis të bukur dhe është një pikë turistike me famë botërore.

San-Francisko është qendra më e rëndësishme financiare në bregun perëndimor të ShBA-së dhe baza më e rëndësishme në botë për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë së lartë.

Me ftesë të homologut të vet amerikan Joe Biden, presidenti i Kinës Xi Jinping u nis të martën nga Pekini për në San-Francisko. Ai do të takohet me presidentin Biden, si edhe do të marrë pjesë në Takimin e 30-të Jozyrtar të Liderëve të APEK-ut. (Li Huailiang/Artan)