Hapet Forumi i 5-të i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-EQL
2023-11-14 16:48:49

dialogu i tryezës së rrumbullakët

Në qytetin Cangzhou të provincës Hebei u hap të hënën Forumi i 5-të i Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla të Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore (EQL). Ky forum synon të krijojë një platformë ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Në forum, 23 ndërmarrje nga 9 vende e rajone, si Republika Çeke, Hungaria e Gjermania, dhe 24 ndërmarrje të njohura kineze, duke përfshirë BYD, "Alibaba Cloud" dhe "Tencent", zhvilluan aktivitete si publikimi i teknologjisë thelbësore, produkteve inovative dhe zgjidhjeve të sistemit.

shkencëtari i Çekisë mbajti fjalim

Në forum janë ftuar mbi 240 ndërmarrje të mesme dhe të vogla për diskutime dhe nënshkrim marrëveshjesh. Në këtë veprimtari është nxitur importimi i pajisjeve industriale nga vende si Serbia e Sllovakia dhe është nxitur pozitivisht ndërtimi i qendrës logjistike të Portit Tokësor Ndërkombëtar të qytetit Shijiazhuang në Hungari.