Nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj evakuohen nga Gaza
2023-11-14 10:36:42

Foto nga Expres

Pesë shqiptarët e parë, nëna me 4 fëmijët e saj janë evakuar nga Gaza për t’i shpëtuar luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, njofton RTSH.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan se gjithashtu se 5 shqiptarët ndodhen aktualisht në Egjip dhe po kryhen procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri”, shkruan Hasani në rrjetin social ‘X’.

Hasani ka shprehur mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit “për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks”

Shefi i diplomacisë shqiptare shton se po punohet me “autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”.