Ministrja Denaj me fermerët në Fier: Të bashkojmë operatorët për tregjet ndërkombëtare!
2023-11-13 11:04:08

Foto nga RTSH

Fieri është një nga rajonet me potencialin më të lartë të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri, njofton RTSH.

Nxitja e modelit të bashkimit të operatorëve shihet si instrumenti i duhur në rritjen e shkallës, cilësisë, eksporteve dhe të ardhurave për familjete fermere dhe ekonominë e vendit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një takim me fermerët dhe sipërmarrës të bujqësisë në zonën e Fierit, theksoi nevojën për të kaluar nga prodhimi në shkallë të vogël, në një shkallë të mesme në fillim dhe pastaj në një shkallë më të madhe.

Ministrja shprehu angazhimin dhe mbështetjen, për të nxitur bashkimin e operatorëve në sektorin e bujqësisë, si  faktor kyç në rritjen e ekonomisë së shkallës dhe mbështetjen e fermerëve përmes Skemës Kombëtare.

Ministrja u ndal në krijimin e fermave organike dhe rëndësinë e certifikimit të prodhimit bujqësor me Global Gap, që është një "pasaportë" për eksportet e produkteve “Made in Albania”.