Buxhetit 2024, 1/3 e shpenzimeve për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë
2023-11-13 13:00:05

Foto nga ATSH

Buxheti i vitit 2024, adreson mbështetje të veçantë për kujdesin social të shqiptarëve,nga foshnjet e porsalindura tek më të moshuarit, njofton ATSH. Me një total prej 735,9 miliardë lekë shpenzime të përgjithshme, buxheti i vitit 2024 parashikon prioritet mbështetjen e kujdesit social të shqiptarëve.

Agjencia për Media dhe Informim thekson se, “qeveria ka parashikuar që 1/3 e tyre ose 33.4% do të shkojë për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë”.

Më konkretisht, këto shpenzime janë të dedikuara për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, bonusin e bebes, për ish-të përndjekurit dhe për ish-pronarët.(Fatosi)