Java e biznesit në Shqipëri
2023-11-13 11:37:54

Foto nga RTSH

Në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës nis të hënën "Java ndërkombëtare e sipërmarrjes", njofton RTSH. "Java fillon më 13 dhe mbaron më 19 nëntor. Do të jetë e mbushur me 60 evente të ndryshme, të cilat organizohen nga 35 organizatorë" tha ministrja e shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Në një seri veprimtarish, qeveria, universitete apo organizata ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e biznesit, do të diskutojnë nxitjen e inovacionin dhe  zhvillimin ekonomik. Autoritetet organizatore thonë se do të diskutojnë së bashku për Shqipërinë e së ardhmes.(Fatosi)