BE publikon progres-raportin për Shqipërinë
2023-11-10 09:42:08

Foto ATSH

Komisioni Evropian miratoi Paketën e Zgjerimit për vitin 2023, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga Shqipëria.

Në veçanti, raporti fokusohet në progresin e zbatimit të reformave themelore, si dhe në dhënien e udhëzimeve të qarta për prioritetet e reformës në vazhdim.

Anëtarësimi është dhe do të mbetet një proces i bazuar në merita, plotësisht i varur nga progresi objektiv i arritur nga secili vend, thuhet ne raport, citon “ATSH”.

Sipas raportit, Shqipëria ka vazhduar të demonstrojë vendosmërinë e saj për të zbatuar reformat e BE-së dhe dhe po bën progres në reformat në kuadër të kapitujve themelorë.

Përafrimi i vazhdueshëm i plotë me Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së ishte gjithashtu një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike të vendit për anëtarësim në BE.

Gjithashtu, thuhet në raport, nevojiten përpjekje të mëtejshme për lirinë e shprehjes, çështjet e pakicave dhe të drejtat pronësore, si dhe në fusha kyçe të ligjit të së drejtës, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në dokument theksohet se procesi i shqyrtimit të “acquis” të BE-së ka përparuar pa probleme dhe autoritetet kanë treguar një nivel të lartë angazhimi.

KE-ja i paraqiti Këshillit të Evropës raportet e shqyrtimit mbi “Kapitujt Themelorë” për Shqipërinë në korrik dhe pret një vazhdim të shpejtë. Ai synon të hapë negociatat e anëtarësimit për grupin 1 (Të Drejtat Themelore) deri në fund të vitit. (Irma)