FAO mbështet rritjen e aksesit në financim për fermerët
2023-11-10 10:34:51

Foto ATSH

Organizata Botërore e Ushqimit (FAO) në Shqipëri dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë përfunduar me sukses sesionet e trajnimit të edukimit financiar për fermerët shqiptarë dhe specialistët bujqësorë, shkruan “ATSH”.

Ky projekt ka të bëjë me ndihmën e fermerëve në zonat e prekura nga tërmeti dhe specialistët e shërbimeve për të aksesuar burimet financiare që u nevojiten për të përmirësuar bizneset e tyre.

Përgjigjja pozitive e pjesëmarrësve tregon angazhimin e tyre për njohuri të thelluara rreth burimeve financiare, dhe ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve kryesorë në proces përmes përpjekjeve tona bashkëpunuese.

Temat e mbuluara në trajnim përfshin mirëmbajtjen e të dhënave të fermave, proceset e regjistrimit të agrobiznesit, treguesit e efikasitetit të fermës, planet e biznesit, dhe më shumë.

Ekonomistët e lartë të FAO-s mbajtën leksione të hapura për studentët e Universitetit mbi “Gjendjen e financave të gjelbra në sektorin agroushqimor” dhe “Rreziqet klimaterike dhe rëndësia e tyre për bankat qendrore”.

Ekspertët e bujqësisë besojnë se fuqizimi i komuniteteve bujqësore me njohuri financiare është thelbësor për sukses afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë. (Irma)