Ministri Hasani: Shqipëria pritet të hapë përfaqësi diplomatike në Sarajevë
2023-11-08 14:50:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bëri të ditur se Shqipëria është në procedurat finale të hapjes së përfaqësisë diplomatike në Sarajevë, shkruan “ATSH”.

Gjatë një seance dëgjimore për buxhetin 2024 në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme, Hasani tha se Bosnjë-Hercegovina është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike.

“Bosnjë-Hercegovina duhet të jetë në hartën e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë për shumë faktorë, si për angazhimet e përbashkëta, por edhe për rrugën e integrimit në BE”, tha ai.

Ministri Hasani theksoi edhe rëndësinë e trajnimit të vazhdueshëm të Trupit Diplomatik, ndërsa theksoi se në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është ngritur edhe Komisioni i Gradave.

“Na duhet të krijojmë një skemë të qartë që diplomatët të kenë trajnimin e nevojshëm në të gjitha hapat e karrierës së tyre”,- bëri të ditur kryediplomati shqiptar. (Irma)