Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes
2023-11-08 21:25:22

Foto:VCG

Foto:VCG

Javën e ardhshme në Bruksel pritet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, në dritën e kërkesave perëndimore që Prishtina të themelojë Asocioacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës.

Çështja e projekt-statusit të Asociacionit që është paraqitur nga diplomacia perëndimore, ishte në qendër të vizitës së paparalajmëruar në Prishtinë të të dërguarit evropian Miroslav Lajçak, i cili të hënën në mbrëmje dhe të martën u takua me përfaqësues të qeverisë, institucioneve ndërkombëtare dhe të partive opozitare.