Akademia e Studimeve Albanologjike boton studimin mbi shqipen e vjetër
2023-11-07 10:54:02

Studimet albanologjike (Foto Kultplus)

Botohet përmbledhja e studimeve për gjuhën e teksteve të vjetra, “Studime rreth shqipes së vjetër shek. XV-XVIII”, nga prof. Anila Omari, njofton “ATSH”.

Vetë autorja e ka cilësuar “shqipe e vjetër”.

Kjo gjuhë është parë në mënyrë të thelluar si në fonetikë, gramatikë dhe në sintaksë. Ajo përfshin tekstet e Shqipërisë së veriut, ashtu dhe ato të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.

Libri ndihmon studiuesit, por dhe intelektualë të interesuar për këtë periudhë, për të çelur derën drejt së kaluarës dhe historisë që gjuhët e sotme e moderne nuk mund ta ofrojnë. (Fatosi)