Gjykata e Lartë i rikthehet punës me funksion të plotë
2023-11-07 10:37:44

Foto Atsh

Gjykata e Lartë në Shqipëri, pasi iu nënshtrua procesit të Reformës në Drejtësi, i është rikthyer punës me kapacitet të plotë me 19 gjyqtarë në përbërje të saj, shkruan “ATSH”.

Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në rrjetet sociale u bë e ditur se në uebsajtin e gjykatës janë publikuar jetëshkrimet dhe karriera e 19 gjyqtarëve.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka të emëruar 19 gjyqtarë, njëri prej të cilëve është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, bëhet e ditur në publikimin në rrjetet sociale.

Puna e Gjykatës së Lartë mbeti pezull për disa muaj për shkak të vakancave të krijuara nga vetingu në drejtësinë shqiptare.

Sipas krerëve të saj, janë rreth 30 mijë procese gjyqësore që kjo gjykatë do të duhet të marrë vendime.  (Fatosi)