Ministrja Balluku: 40 milionë euro investime në sistemin energjetik
2023-11-07 10:52:42

Foto Rtsh

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se një paketë prej 40 milionë eurosh do të investohet në sistemin energjetik për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike, e ku prioritet janë zonat turistike, shkruan “ATSH”.

Gjatë një takimi me punonjës të OSHEE-së, ministrja Balluku deklaroi se është kryer një studim i mirëfilltë i territorit si dhe janë përcaktuar zonat ku do të investohet.

“Kemi nisur zbatimin e një pakete investimesh prej rreth 40 milionë eurosh. Janë lidhur kontrata për 15 milionë euro. Kjo tregon që po futemi një një fazë të re që ka të bëjë me investime të qenësishme në fushën e shpërndarjes së energjisë elektrike”, u shpreh Balluku.

Një ndikim në rritjen e nivelit të arkëtimeve, sipas Ballukut, kanë edhe 500 matës elektronikë të vendosur që tashmë nuk lejojnë faturimet aforfe. (Fatosi)