Potenciali i turizmin fierak paraqitet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Zvicër
2023-11-07 11:07:42

Foto Atsh

Potencialet turistike të Bashkisë së Fierit u prezantuan së fundi në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Lugano të Zvicrës, njofton “ATSH”.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, i pranishëm në stendën e dedikuar në këtë panair, u shpreh se zona ka pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, trashëgimore e historike.

Me një vijë të gjatë bregdetare ende të pashfrytëzuar plotësisht, por edhe me parqe arkeologjike, Fieri ofron për vizitorët një paketë të plotë turistike.

Në Fier ndodhet qyteti antik i Apolonisë, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut, dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike.

Ai ngrihet mbi një kodër me një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë që lidhej me detin Adriatik. (Fatosi)