Shqipëria u vizitua në vjeshtë nga rreth 9 milionë vizitorë të huaj
2023-11-06 16:40:07

Foto Atsh

Gjatë muajit tetor, 691 mijë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, ose 89% më shumë krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, deklaroi se në total, nga janari deri në tetor, rreth 8.98 milionë turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e 2022-shit, që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj, njofton “RTSH”.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.

Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024. (Fatosi)