Porti i Durrësit përpunoi mbi 13 mijë tonë mallra në fillim të nëntorit
2023-11-05 11:55:26

Porti i Durresit (Foto Agroweb)

Porti i Durresit (Foto Agroweb)

Sipas Autoritetit Portual Durrës, në dy ditët e para të nëntorit u përpunuan 10 anije me rreth 13.500 tonë mallra.

Vetëm të enjtes u përpunuan 4 anije me 7494 tonë mallra, si skrap, grurë e çmento dhe 1250 njësi kontejnerike, shkruan “ATSH”.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online “Navis 4”, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës. (Irma)