Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria mikpret Hungarinë
2023-11-05 14:08:41

J

Java kulturore e Hungarise (Foto Atsh)

Java kulturore e Hungarise (Foto Atsh)

Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri vjen me një program të pasur artistik dhe kulturor për publikun shqiptar deri më 6 nëntor. 

Për të celebruar larminë dhe virtuozitetin e gërshetimeve të artit, historisë dhe kulturës shqiptare dhe asaj hungareze, Java e Kulturës Hungareze organizohet në disa qytete të vendit.

Këto evente promovojnë marrëdhëniet dypalëshe, duke thelluar edhe lidhjet diplomatike mes njerëzve, shkruan “ATSH”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor.

Nëpërmjet këtij projekti njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore. (Irma)