Xi Jinping i dërgoi një letër Ekspozitës së 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës
2023-11-05 11:40:55

foto/VCG

foto/VCG

Të dielën presidenti Xi Jinping i dërgoi një letër Ekspozitës së 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës. 

Xi Jinping vuri në dukje se që nga viti 2018, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës është mbajtur me sukses për pesë herë. Duke u mbështetur në avantazhet e mëdha të tregut të Kinës, ajo ka përdorur plotësisht funksionet e saj si një platformë për prokurimet ndërkombëtare, promovimin e investimeve, shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin e hapur, duke dhënë kontribut pozitiv në përshpejtimin e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore.

foto/VCG

foto/VCG

Xi Jinping theksoi se aktualisht, rimëkëmbjes ekonomike botërore i mungon vrulli dhe kërkon që të gjitha vendet të punojnë së bashku për zhvillimin e përbashkët. “Kina do të jetë gjithmonë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin botëror, do të promovojë me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë dhe do të vazhdojë të promovojë globalizimin ekonomik në një drejtim më të hapur, gjithëpërfshirës, universalisht të dobishëm, të balancuar dhe të favorshëm.” - shkruan Xi. 

foto/VCG

foto/VCG

Ai shpreson se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës do të përshpejtojë përmirësimin e funksionit të një dritareje të re në ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, do të sjellë mundësi të tjera për botën me arritjet e  Kinës, do të përdorë plotësisht rolin e saj si një platformë për të promovuar hapjen e nivelit të lartë dhe duke e kthyer tregun e madh të Kinës në një treg global të përbashkët. Në këtë mënyrë do sigurohet një ndarje më e mirë për mallrat dhe shërbimet publike ndërkombëtare për të ndihmuar në promovimin e ndërtimit të një ekonomie të hapur botërore dhe për të mundësuar bashkëpunimin me fitime reciproke për të mirën e njerëzimit.  (Fang Xiaoyu/Laçi)