Ministrja gjermane: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike, por kërkon reforma të thella
2023-11-04 15:53:59

foto nga VCG

foto nga VCG

Zgjerimi i Bashkimit Evropian duke pranuar më shumë vende të Evropës Lindore në bllok është një domosdoshmëri gjeopolitike, por do të kërkojë reforma të thella të institucioneve të tij, deklaroi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, citon “ATSH”.

“Çështja e madhe evropiane e kësaj kohe nuk është nëse, por si duhet ta bëjmë Bashkimin Evropian më të fortë”,- tha Baerbock në një konferencë mbi zgjerimin e BE-së në Berlin.

“Tani për tani ne kemi nevojë për forcën për të ecur përpara së bashku kundër kësaj vorbulle krize”, tha Baerbock, duke iu referuar kryesisht konflikteve aktuale në Ukrainë dhe Gaza.

Baerbock i bëri thirrje BE-së të hartojë një udhërrëfyes për të zbatuar reformat kryesore gjatë mandatit të ardhshëm të Parlamentit Evropian, i cili gjithashtu të shqyrtojë diskutimin e mprehtë nëse do të zgjerohet më tej BE-ja duke shtuar disa vende në Evropën Lindore, duke përfshirë potencialisht Ukrainën.

Baerbock kërkoi ndryshime në rregullat e BE-së për të përfshirë vendet në programe ose takime të caktuara edhe përpara se të pranohen si anëtarë të plotë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili mori pjesë në samit, tha se vendi i tij do ta forcojë BE-në, veçanërisht në çështjet e sigurisë, dhe nuk do të jetë një barrë për bllokun.

Komisioni Evropian pritet të paraqesë raporte mbi progresin e reformave në Ukrainë dhe Moldavi javën e ardhshme.

Në dhjetor, krerët e vendeve të BE-së do të vendosin nëse duhet të hapen negociatat formale për anëtarësimin në bllok.

BE aktualisht po zhvillon negociatat e anëtarësimit me shtetet ballkanike të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. (Irma)