Bodybuilder-i shqiptar Marjan Hoxhaj shpallet kampion bote
2023-11-04 16:49:12

Sportisti shqiptar (Foto Facebook KOKSH)

Sportisti shqiptar (Foto Facebook KOKSH)

Shqipëria regjistron një kampion bote në ditën e parë të garës botërore të Bodybuilding-ut që po organizohet në Barcelonë të Spanjës.

Bëhet fjalë për sportistin nga Durrësi, Marjan Hoxhaj, i cili u shpall kampion bote (over all) në kategorinë Fitness “Men’s Physique Junior” për moshat U-20, njoftoi përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Ekipi kombëtar i fitness-it dhe bodybuilding-ut, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding, Rando Kukeli, është paraqitur me një numër rekord prej 14 sportistësh.

Të gjithë konkurrentët fizikë shqiptarë, në kategoritë respektive, janë shumë cilësorë dhe synojnë medalje.

Shqipëria mori pjesë po ashtu në kongresin e IFBB-së, ku u falënderua nga kreu i saj për punën e bërë duke përmendur edhe takimin konstruktiv me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli. (Irma)