Franca planifikon konferencë donatorësh për Gazën
2023-11-04 17:05:53

foto nga VCG

foto nga VCG

Para gjendjes së rënduar të popullsisë civile në Rripin e Gazës, presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur organizimin e një “konference humanitare” në Paris për Rripin e Gazës më 9 nëntor. Macron tha se “lufta kundër terrorizmit nuk duhet të justifikojë sakrifikimin e civilëve”. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Paris në konferencën e donatorëve janë ftuar përfaqësues nga vendet e BE, ai i Gjirit si edhe vende grupi i G20-s, Ligës Arabe dhe organizata të ndryshme humanitare.

Jordania pret sipas të dhënave të veta këtë të shtunë, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Egjiptit si edhe përfaqësues të palestinezëve. Sipas të dhënave konsultimet fokusohen të kërkesa e vendeve arabe për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Rripin e Gazës dhe furnizimin e popullsisë me ndihma humanitare, bëri të ditur Ministria e Jashtme e Jordanisë. Po ashtu do të diskutohen edhe mundësitë për shtensionimin e situatës për të mos rrezikuar sigurinë e rajonit.