Plumbi në lodra e bojëra i ndaluar, OBSH-ja kërkon eliminimin me ligj në materialet e ndërtimit
2023-11-03 17:18:45

Lodra (Foto Rtsh)

Lodra (Foto Rtsh)

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se helmimi nga plumbi shkakton çdo vit 143 mijë vdekje në mbarë botën dhe se bojërat që përdoren për lyerjen e mureve të brendshme të shtëpive dhe fasadave të jashtme të godinave janë ndër kontribuuesit kryesorë. Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, rrezik po ashtu paraqesin bojërat në lodrat e fëmijëve, bën të ditur “RTSH”.

“Rrugët e marrjes së plumbit janë nga goja dhe fëmijët i fusin shpesh lodrat në gojë. Plumbi po hyri në organizëm nuk del më. Ai depozitohet aty dhe qëndron e vazhdon të bëjë dëme. Ai shkakton sëmundje të ndryshme. Dëmton sistemin nervor, sistemin renal të veshkave dhe te fëmijët shkakton prapambetje mendore, duke ndikuar fort në intelektin e tyre. Ndaj kërkohet eliminimi dhe jo ulja e sasisë së ekspozimit”, - tha doktor Alimehmeti.

Dokumenti ligjor që kufizon përdorimin e plumbit është i para 20 viteve dhe lejon praninë e plumbit në sasi të caktuara por duke vendosur shënime mbi kuti.

OBSH-ja përgjatë një jave këshilloi vendet të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit në punë, të fëmijëve dhe grave në moshë riprodhuese duke aprovuar legjislacione eliminuese të përdorimit të plumbit. (Elona)