Presidenti serb shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e parakohshme më 17 dhjetor
2023-11-02 16:24:10

CFP

CFP

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vendosi shpërndarjen e Parlamentit, duke caktuar 17 dhjetorin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ato lokale, shkruan “Panorama”.

Vuçiç kishte afat deri më 2 nëntor për të shpallur zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare prej 250 vendesh. Zgjedhjet lokale do të mbahen në rreth 60 komuna, duke përfshirë kryeqytetin, Beogradin.

Vendimi vjen pas kërkesës që qeveria serbe dërgoi në zyrën e Presidentit, ku kërkohej shpërndarja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta në tre vjet e gjysmë në Serbi.

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë. (Irma)