Kryediplomati evropian: Kërkesa e BE-së për pauza humanitare të dëgjohet
2023-11-01 17:30:46

Josep Borrell  (Foto ATSH)

Josep Borrell  (Foto ATSH)

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ngriti alarmin për shtimin e dhunës edhe në Bregun Perëndimor. Në një postim në platformën “X”, Borrell shkroi se megjithëse Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ligji ndërkombëtar humanitar që rregullon armiqësitë duhet të respektohet po ashtu, citon “ATSH”. “Këshilli Europian e ka bërë të qartë, BE-ja ka përsëritur thirrjen për një pauzë të konfliktit në Lindjen e Mesme për arsye humanitare dhe qasje të vazhdueshme dhe të papenguar humanitare në Gaza. Kjo kërkesë duhet të dëgjohet”,- theksoi ai.

Deklarata e Borrell erdhi pas një bisede telefonike me Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). (Elona)