Vendosja e etiketës për çmimet dhe peshën e bukës, nga 15 nëntori nisin inspektimet
2023-11-01 19:17:44

Buke (Foto Panorama)

Buke (Foto Panorama)

Nga 15 nëntori, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ushtrojë kontroll te prodhuesit dhe njësitë tregtare të bukës për zbatimin e ligjit të informimit të konsumatorit. 

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave u ka kërkuar furrave të bukës vendosjen e etiketave treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën dhe çmimin e shitjes, shkruan “Panorama”.

Etiketat duhet të vendosen në raftet poshtë çdo lloj buke. Gjithashtu, në ambientin e furrës duhet jetë edhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke.

Referuar ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, shkeljet e dispozitave të ligjit, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobë nga 100 deri 200 mijë lekë.

Prej muajit mars 2022, çmimi i bukës masive vijon të jetë 100 lekë. (Elona)