Shqipëria përfaqësohet me dy modele në “The Look of the year”
2023-10-31 16:05:21

Ariston (Foto Facebook The look of the year)

Ariston (Foto Facebook The look of the year)

Në teatrin “Ariston” të Sanremos, në Itali, nisi eventi më prestigjioz në fushën e modës dhe stilistëve “The Look of the Year”, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga dy modelet Klea Kaloti dhe Kejsi Pëllumbi, njofton “RTSH”.

Regjisori dhe producenti Petri Bozo, drejtor kombëtar për Shqipërinë dhe Kosovën në “The Look of the Year”, shpreson që Kaloti dhe Pëllumbi të kurorëzohen me nga një çmim.

Ai tha se dy modelet shqiptare do të stilohen nga tre stilistë, të cilët gjithashtu janë në garë.

Bozo u shpreh se në këtë kompeticion marrin pjesë mbi 50 modele nga e gjithë bota dhe 12 stilistë, për të cilat do të jepen vetëm kupa për tre çmimet e para.

Shqipëria prej 16 vitesh merr pjesë në këtë event me modelet nga konkursi zyrtar i “Miss Shqipëria”. (Fatosi)